Kryeministrja britanike nënshkruhet në Librin e Zisë NULL NULL 23.03.2017 22:48 23.03.2017 22:48 Kryeministrja britanike, Theresa May ka shkruar mesazhin e saj në Librin e Zisë për viktimat e sulmit terrorist në Londër. “Ky sulm terrorist ishte një përpjekje për të shuar demokracinë tonë. Kjo përpjekje dështoi dhe ne sot shprehim ngushëllimet tona tek familjet dhe miqtë e atyre që kanë humbur persona të dashur, ose u janë lënduar njerëz të afërt”. “Ne gjithmonë do të jemi mirënjohës ndaj Policisë dhe shërbimeve emergjente që kanë treguar dedikim dhe trimëri në këtë sulm”, ka shkruar May në këtë libër, transmeton Klan Kosova. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Haradinaj kujton betejën e Pozharit dhe masakrën e Izbicës: Dëshmi të dhembjes e vuajtjes, krenarisë e heroizmit 4 minuta më parë