13:17, 11 Qershor 2018

Kryeministrit kanadez, Justin Trudeau’s, i kanë rënë vetulla gjatë konferencës për shtyp, teksa po fliste në krah me presidentin francez, Emmanuel Macron, në kuadër të samit të G7, transmeton Klan Kosova.

Teksa ishte duke folur, askush nuk e kishte mendjen tek fjalët, por tek vetullat e kryeministrit, të cilat ishin duke rënë.

Dukej qartë që kishte vendosur një palë vetulla fallco, të errëta, për t’u dukur edhe më tërheqës, por ato nuk ishin ngjitur siç duhet, e për rrjedhojë, i rrëshqitën nga fytyra.

Videoja është bërë menjëherë virale dhe është shpërndarë me qindra herë në internet.