23:00, 10 Korrik 2018

Kryeministri Ramush Haradinaj është takur sot në Londër me Rita Orën, këngëtaren kosovare me famë botërore.

“Takim miqësor me kosovaren më të famshme, Rita Ora, që ngjyrave të flamurit tonë i ka dhënë shkëlqimin më të mirë”, ka shkruar Haradinaj në profilin e tij në Facebook, njofton Klan Kosova.

“Rita përmes muzikës ka bërë më shumë se gjithë ne, e ka ndërkombëtarizuar Kosovën”.

“Ambasadores së nderit, të shpallur sot e tri vite më parë, i dhurova Hyjneshën në Fron të gravuar në filigran për ta nderuar dhe për t’i përçuar mesazhin e gjithë shqiptarëve: Faleminderit që të kemi”.

“Faleminderit që, përkundër që preke majat e suksesit në botë, nuk i harrove rrënjët tua! Our golden Rita Ora. Thank You”!

klankosova.tv

Interesante