Kryeministri Mustafa vetëm si ”Folës” në seminarin e NATO-s (VIDEO) NULL NULL 24.10.2016 20:30 24.10.2016 20:30 Kryeministrit të Kosovës në ulësen kryesore nuk i është shkruar edhe posti që mban, siç ishte bërë me presidentin Hashim Thaçi Isa Mustafa është lideri i fundit që erdhi për të folur para asamblistëve të NATO-së. Por, kryeministrit të Kosovës në ulësen kryesore nuk i është shkruar edhe posti që mban, siç ishte bërë me presidentin Hashim Thaçi e krye kuvendarin Kadri Veseli, në dy ditët paraprake. Atij i është vënë mbishkrimi vetëm si folës. Pavarësisht kësaj Mustafa foli gjerë e gjatë në ditën e fundit të seminarit Rose Roth. Ai siguroi se Asociacioni i komunave serbe do të krijohet e po ashtu nuk përjashtoi dhe mundësitë që Demarkacioni do të miratohet, njofton Klan Kosova. Për më shumë detaje, kronikë e zgjeruar nga gazetari Dibran Istrefi. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Kusari-Lila “e pengon” Tahirin teksa flet në foltore: Këtë detyrë duhet ta kryej Glauku, jo unë 1 orë më parë