8:18, 14 Shkurt 2018

Kryeministri i Malit të Zi, Dushko Markoviq sot do të vizitojë Kosovën.

Në Aeroportin e Prishtinës ai do të pritet nga Zëvendëskryeministri Fatmir Limaj, ambasadori i Malit të Zi në Kosovë, Ferhat Dinosha dhe ai i Kosovës në Malin e Zi, Skender Durmishi.

Pas kësaj, shefi i ekzekutivit të Kosovës, Ramush Haradinaj organizon pritje me nderime shtetërore para ndërteses see Qeverisë.

Në takim pritet të diskutohet rreth çështjes së Demarkacionit.

Vizita e Markoviqit u anulua javën e shkuar për shkak se aeroplani i tij nuk mundi të aterronte në Aeroportin e Prishtinës.