22:01, 13 Shkurt 2018

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj ka dhënë qëndrimin e tij rreth vendimit për zëvendësimin e flamurit kombëtar tek rrethi në Prishtinë me atë shtetëror.

Sipas Haradinajt, vendosja e flamurit të Kosovës, bëhet në respekt të shtetit për shënimin e dhjetëvjetorit të Pavarësisë megjithatë ai ka potencuar se flamuri kombëtar është flamur i lirisë, njofton Klan Kosova.

”Flamuri kombëtar është flamuri i lirisë sonë. Me shekuj kemi rrugëtuar me këtë flamur dhe gjithmonë do ta duam dhe do ta respektojmë.

Vendosja e flamurit të shtetit të Kosovës bëhet në respekt të shtetit të Kosovës dhe shënimit të përvjetorit të dhjetë të shtetit tonë. Me këtë flamur synojmë njohjen ndërkombetare. Me këtë flamur zhvillojmë Kosovën dhe të ardhmen euro-atlantike.

Të dashur qytetarë,
Ta ruajmë rrugëtimin, edhe ashtu të vështirë, të shtetit tonë të ri. RH”