Kryeministri Haradinaj bën homazhe tek varri i ish-presidentit Rugova, viziton edhe familjen e tij NULL NULL 11.01.2019 11:56 11.01.2019 11:56 Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka bërë sot homazhe tek varri i presidentit të ndjerë të Kosovës, Ibrahim Rugovës. Veç kësaj kryeministri Ramush Haradinaj ka vizituar edhe familjen Rugova duke iu uruar vit të mbarë, njofton Klan Kosova. ”Sot kam bërë homazhe te varri i Presidentit historik Ibrahim Rugova dhe ndava disa çaste me familjen e tij të nderuar, të cilës i urova mbarësi në këtë vit. Në frymën e trashëgimisë së tij politike, ne po vazhdojmë rrugën për një Kosovë të zhvilluar dhe të integruar në të gjithë mekanizmat ndërkombëtar, me orientim perëndimor dhe në miqësi të përhershme me Shtetet e Bashkuara të Amerikës”. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Dy të vrarë e 6 të plagosur në kryeqytet më 2024 - kritikë për masat ndëshkuese (VIDEO) 28/03/2024