Kryeministri Edi Rama emëron këshilltarin nga Kosova, Zëvendësministër të Jashtëm NULL NULL 19.06.2018 18:58 19.06.2018 18:58 Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama si dhe Këshilli i Ministrave në Shqipëri, kanë emëruar kosovarin Gent Cakaj, në postin e Zëvendësministrit për Europën dhe Punët e Jashtme. Filozofi i ri nga Kosova Gent Cakaj ishte këshilltar i kryeministrit shqiptar, ndërsa në postin e ri do të zëvendësojë Kleopatra Maliqin, njofton Klan Kosova. Kleopatra Maliqi ishte shkarkuar ditë më parë ndërsa ishte emëruar drejtoreshë e Shkollës së Administratës Publike në Shqipëri. Vendimin e ka miratuar Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama dhe ka hyrë në fuqi që nga kjo e martë e 19 qershorit 2018-të. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Dy të vrarë e 6 të plagosur në kryeqytet më 2024 - kritikë për masat ndëshkuese (VIDEO) 13 orë më parë