Kryeministri Cameron: Emigrantët do të dëbohen nga Mbretëria e Bashkuar NULL NULL 30.07.2015 12:15 30.07.2015 12:15 Kryeministri i Britanisë, David Cameron pas fluksit të madh të emigrantëve që po arrijnë nga lokaliteti Kalais, në Francë, paralajmroi se as vendi britanez, nuk do të bëhet ”parajsë e sigurt”. Cameron tha se emigrantët ilegalë do të dëbohen nga Mbretëria e Bashkuar, në kohën kur të qindra prej tyre përpiqen të arrijnë vendin. Kryeministri Cameron, duke folur nga Vietnami në të cilin ndodhet në kuadër të një turniri në Azinë Jug-Lindore, bëri të ditur se palët franceze kanë dërguar rreth 120 policë shtesë në Kalais, dhe se autoritetet britanike po marrin masa të ngjajshme për të penguar depërtimin e klandestinëve, përcjellë Klan Kosova. Ai për BBC tha se: ”Çdo gjë që mund të bëhet është për të siguruar kufijtë tanë që ata të jetë të sigurt”. Reagimi i kryeministrit britanez erdhi pasi në mbrëmjen e së mërkurës në hyrje të Tunelit të La Manshit zbuluan përpjekjet e radhës së fluksit të madh të emigrantëve për të arritur në Mbretërinë e Bashkuar. Të rikujtojmë që vetëm këtë javë në mbi 3.500 klandestinë kanë bërë përpjekjet e tyre të kalojnë terminalin e tunelit, ndërsa qindra të tjerë janë larguar nga policia franceze. Megjithatë pavarsisht vdekjes së një emigranti i cili mendohet se vinte nga Sudani, përpjekjet për të kaluar kufijtë vazhdojnë tutje. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Abdixhiku: Prokuroria Speciale të hetojë kontratat njëburimore të realizuara nga Qeveria Kurti 6 minuta më parë
Kosova Lushtaku kujton masakrën e Izbicës, thotë se kjo plagë nuk shërohet deri në arritjen e drejtësisë 27 minuta më parë