9:44, 17 Maj 2018

Presidenti i Francës Emmanuel Macron është pritur nga Kryeministri i Bullgarisë Bojko Borisov në hollin e objektit kur pritet të nis sot Samiti i Bashkimit Europian me vendet e Ballkanit Perëndimor.

I pari i Francës Emmanuel Macron arriti në vendin e ngjarjes i shoqëruar nga Kryeministrja e Britanisë Theresa May si dhe Kancelarja gjermane Angela Mercel ku Klan Kosova solli pamje ekskluzive të momentit të mbërritjes së tyre në vendin ku mbahet ky samit.