Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Kryemadhi: Do të votojmë heqjen e imunitetit të Tahirit 

NULL NULL
19.10.2017 20:30

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka deklaruar publikisht qëndrimin e kësaj force në votimin për heqjen e mandatit të deputetit Saimir Tahiri.

Në një intervistë në Rerport TV, Kryemadhi është shprehur se Tahiri është pagatori i Ramës, por LSI ka qenë gjithmonë kundër imunitetit të personave publikë.

“Ne s’kemi asnjë kompleks edhe vetë Tahiri do kërkojë që të dalë para përgjegjësisë. Tahiri është pagatori i zotit Rama, s’është problemi te Tahiri, a do jetë një ‘pendito’, a bashkëpunëtor i drejtësisë apo një viktimë e radhës së krimit të organizuar është vendimarrje e tij, por ne asnjë herë si LSI, ne kemi qenë pro cdo personi publik për ne s’duhet të ketë imunitet fare”, është shprehur Kryemadhi.

 

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.