23:00, 11 Korrik 2018

Kroacia do të ndeshet me Francën në Finalen e madhe të Botërorit.

Kjo pasi sonte mundi Anglinë me rezultat 2:1, në pjesën e vazhdimeve.

Ky fakt patjetër se e ka gëzuar presidenten kroate, Kolinda Grabar-Kitaroviq, e cila ka reaguar menjëherë me një postim në Facebook.

“Njerëzit e mi, është e mundur. Ju lumtë, ju lumtë edhe fansave. Kroacia në finaleeeeeeeee”, ka shkruar ajo në Facebook, njofton Klan Kosova.

Ndryshe, presidentja kroate përpos që ka përcjellë të gjitha ndeshjet ku luante Kroacia, ka qenë edhe një tifoze e flaktë për Kombëtaren e vendit të saj.

Madje, ajo ka shprehur gëzimin e saj jo pak herë me brohoritma e përqafime me djemtë e Kombëtares pas ndeshjeve.

Interesante