14:00, 14 Shtator 2017

Ministri i Punëve të Brendshme, Flamur Sefaj ka pritur në një takim njoftues ambasadoren e Kroacisë në Kosovë, Marija Kapetanoviq.

Amnbasadorja kroate i uroi ministrit Sefaj pranimin e detyrës së re si ministër i Punëve të Brendshme.

Sefaj e njoftoi ambasadoren Kapetanoviq për prioritet e Ministrisë së Punëve të Brendshme në ngritjen dhe avancimin e mëtejmë të institucioneve të sigurisë në Kosovë, njofton Klan Kosova.

Të dy vlerësuan që bashkëpunimi në mes të dyja vendeve në fushën e sigurisë të forcohet me qëllim të ofrimit të sigurisë për qytetarët e vendit.

Ndërsa ambasadorja kroate theksoi se shteti i Kroacisë do të vazhdojë përkrahjen e mëtejme për institucionet e Republikës së Kosovës.

 

Interesante