Kriza e Venezuelës: Tre të vdekur, miliona njerëz në grevë NULL NULL 21.07.2017 10:31 21.07.2017 10:31 Tre persona kanë vdekur pas përleshjeve midis policisë dhe protestuesve në Venezuelë derisa më shumë se 300 të tjerë thuhet se u arrestuan. Miliona venezuelas janë bashkuar në një grevë të përgjithshme të thirrur nga opozita, ndërsa presioni rritet tek presidenti Nicolás Maduro për të anulluar zgjedhjet për një Asamble të re përbërëse. Maduro tha se greva ishte minimale dhe se liderët e saj do të arrestoheshin. Protestuesit barrikaduan rrugët në kryeqytet, Caracas dhe qytete të tjera me mbeturina dhe mobilje derisa opozita tha se 85% e vendit iu bashkuan grevës, transmeton Klan Kosova. Por në zonat pro-qeveritare të kryeqytetit, jeta vazhdoi si zakonisht, me dyqane të hapura dhe punë normale. Në disa qytete, policia hodhi gaz lotsjellës ndërsa u përlesh me protestuesit. Një vdekje është raportuar në periferi të Caracas ndërsa dy të tjerë vdiqën në qytetin verior të Valencias. Që nga prilli, kur protestat e opozitës janë intensifikuar, pothuajse 100 vetë kanë vdekur në të gjithë vendin derisa më shumë se 360 persona thuhet se janë arrestuar. Kolumbia, Franca, Spanja, SHBA dhe BE i kanë kërkuar qeverisë së Venezuelës të anulojë zgjedhjet për një asamble të re përbërëse më 30 korrik. Por presidenti Maduro ka hedhur poshtë këtë mundësi derisa në një intervistë televizivie ai pretendoi “triumfin”, duke thënë se sektorët kryesorë nuk ishin bashkuar me grevën. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Një burrë sulmohet nga familjari i tij, ky i fundit dërgohet në Neuropsikiatri 3 minuta më parë
Kosova Nën ndikim të alkoolit deshi ta largojë nga shtëpia viktimën femër, arrestohet 5 minuta më parë