16:46, 11 Shtator 2017

Aktorja e famshme Kate Winslet është kritikuar pasi që e ka mbrojtur faktin që ka punuar me regjisorët Woody Allen dhe Roman Polanski.

Më 1992, Allen ishte akuzuar për abuzim seksual nga Dylan Farrow, e bija e adoptuar e Allen me Mia Farrow.

Që nga ajo kohë, karriera e Allen është prekur nga këto pohime, ndonëse ai i kishte mohuar këto akuza.

Ndërkaq, Polanski u shpall fajtor për përdhunim më 1978 kur 13 vjeçarja Samantha Geimer e akuzoi atë se e ka droguar dhe sulmuar seksualisht.

Winslet punoi me Polanskin në filmine vitit 2011 “Carnage” dhe aktualisht po punon me Allen në filmin “Wonder Wheel”.

Së fundi, në një intervistë për New York Times, Winslet ishte pyetur nëse i kishte marrë parasysh akuzat ndaj Allen para se ta pranonte rolin.

Ajo kishte thënë se nuk e njeh Woody-n personalisht, dhe se si aktore ajo duhet të tërhiqet dhe të thotë se nuk di asgjë, nëse diçka është e vërtetë apo e gënjeshtërt.

Winslet, për këto komente, u kritikua online, nga shumë persona që shprehën mosbesim në ato që ajo i kishte thënë.

“Më vjen keq t’ju them që Kate Winslet është anuluar”, shkruan një person në Twitter.

“Është tmerrues fakti që Kate Winslet dhe shumë aktorë të tjerë i injorojnë plotësisht akuzat kundër Woody Allen dhe Roman Polanski”, shkroi një përdorues tjetër.

Interesante