Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Krijuesi i teknologjisë Android hedh në treg telefonin e tij

NULL NULL
31.05.2017 09:33

Andy Rubin, njëri nga krijuesit e softuerit Android të Google, ka lansuar telefonin e tij të mençur.

Rubin ishte larguar nga Google në vitin 2014 për të krijuar Playground, një kompani e investimeve teknologjike.

Essential është njëra nga kompanitë që financohet nga Playground, dhe Essential Phone është produkti i saj i parë.

Ky telefon funksionon me teknologjinë Android, dhe aktualisht është në shitje për 699 dollarë.

Megjithatë ky produkt do ta ketë të vështirë të futet në tregun e dominuar nga brendet e njohura për telefona të mençur.

Samsung aktualisht ka më së shumti aksione në tregun e telefonave të mençur, me 21% të shitjeve globale, përderisa Apple ka 14%.

Essential Phone

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.