15:32, 16 Prill 2017

Reperi dhe muzikanti Tyler, The Creator e ka inçizuar këngën kryesore për programin më të ri të Bill Nye në Netflix të quajtur “Bill Nye Shpëton Botën”.

“Bill Nye Shpëton Botën”do të jetë në dispozicion në shërbimin Netflix që nga 21 prilli, dhe vjen pas programit të tij të mëparshëm “Bill Nye, Djali i Shkencës”.

Siç raporton Pitchfork, kjo shfaqje përmban një bisede mes Nye dhe Tyler, që e diskutojnë këngën kryesore të programit të vjetër të Nye-s.

I pyetur se pse Nye e kishte zgjedhur Tylerin që ta shkruajë këngën kryesore për programin e tij, Nye tha se Tyler është i duhuri dhe se ai e ka “bitën” apo muzikën e duhur.

Interesante