Kreu vrasje në Shqipëri, arrestohet në Kosovë NULL NULL 19.04.2018 12:25 19.04.2018 12:25 Mbrëmjen e së mërkurës në Vërmicë është ndaluar autori i vrasjes së Mario Majollarit, Kastriot Gjuzi, pasi ka kaluar ilegalisht kufirin nga Shqipëria për në Kosovë. Policia e Kosovës ka bërë të ditur se Gjuzi pas arrestimit është dorëzuar tek autoritetet shtetërore të Shqipërisë. Mario Majollari u vra më 10 prill, në një pritë poshtë shtëpisë. Dyshimet e para ishin pikërisht për hakmarrje, pasi i ati i 28-vjeçarit, Avni Majollari vuan dënimin me burgim të përjetshëm për dy vrasje në vitin 2001. Kastriot Gjuzi është vëllai i njërit prej viktimave të vrasjes. Vetë Mario kishte kërkuar azil në Suedi, por i ishte refuzuar. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Dy të vrarë e 6 të plagosur në kryeqytet më 2024 - kritikë për masat ndëshkuese (VIDEO) 14 orë më parë