Kremrat për lëkurë mund të shkaktojnë ndezjen e zjarreve NULL NULL 18.12.2018 17:00 18.12.2018 17:00 Personat që përdorin kremra zbutëse për të trajtuar thatësinë apo irritimin e lëkurës janë paralajmëruar që sasi të kremës mund të tubohen në materiale dhe t’i bëjnë më të lehta për t’u kapluar nga zjarri. Rregullatori mjekësor ka thënë se ka nevojë për shenja të qarta nëpër paketimet e produkteve për t’i paralajmëruar konsumatorët. Larja e rrobave mund të largojnë mbledhjen e këtij produkti, por jo ta largojë tërësisht. Njerëzit nuk duhet të ndalojnë përdorimin e kremrave zbutëse mirëpo duhet të jenë të kujdesshëm dhe të njoftuar sa i përket mundësisë se ndezjes. Materialet që janë në kontakt të vazhdueshëm me produkte të tilla janë më të lehta për t’u ndezur, që nënkupton se përdoruesit nuk duhet të ndezin cigare apo t’u afrohen flakëve lakuriq. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Shëndet Qentë mund të zbulojnë stresin e traumës duke nuhatur frymën e njerëzve, tregon studimi 22 orë më parë
Këshilla mjekësore Njerëzit me rrezik gjenetik për obezitet duhet të ushtrojnë më shumë për të qëndruar të shëndetshëm 23 orë më parë