Krasniqi pjesë e Forumit Global për Inovacione në Bujqësi NULL NULL 20.03.2017 14:33 20.03.2017 14:33 OLYMPUS DIGITAL CAMERA Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Memli Krasniqi ka qenë një ndër folësit kryesorë në Forumin Global për Inovacione në Bujqësi, që po mbahet në Abu Dabi të Emirateve të Bashkuara Arabe. Në këtë forum po marrin pjesë përfaqësues të kompanive të mëdha botërore që merren me zhvillimin e bujqësisë, si dhe ministra e zyrtarë të lartë nga shtete të ndryshme. Në fjalën e tij, Krasniqi prezantoi zhvillimet dhe sfidat e bujqësisë në Kosovë, duke i ndërlidhur ato me zhvillimet dhe sfidat edhe në nivelin global, duke konsideruar se e ardhmja do të jetë sfiduese për mbarë botën në sferën e sigurimit të ushqimit, për faktin se popullsia do të rritet dhe sektori i bujqësisë do të ballafaqohet me presione direkte nga rritja e urbanizimit dhe ndryshimet klimatike. Sipas FAO-s, ne vitin 2050 botës i duhet të prodhojë 1 miliard tonë më shumë drithëra dhe 200 milionë tonë më shumë mish, që paraqesin vetëm disa nga sifdat e mëdha për të siguruar ushqim të mjaftueshëm për njerëzimin, transmeton Klan Kosova *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Dy të vrarë e 6 të plagosur në kryeqytet më 2024 - kritikë për masat ndëshkuese (VIDEO) 28/03/2024