18:28, 21 Prill 2017

Sulmet terroriste që kanë ndodhur në Francë në vitet e fundit, ju konvenojnë kandidatëve për president të këtij vendi që propozojnë zgjidhje ekstreme.

Kështu pohon, Nezir Kraki – ligjërues i politikave të BE-së në Paris, që thekson se këto zgjidhje ekstreme janë mbyllja e kufijve dhe dalja nga Zona Schengen, njofton Klan Kosova.

“Nga 11 kandidatë, pesë janë të “mëdhenj” dhe gjashtë janë “të vegjël”, ka pohuar Kraki në Info Magazine.

“Nga këta 11, shtatë janë kundër BE-së, NATO-s, dhe ajo që ndodhi mbrëmë i konvenon Le Pen dhe Fillon, të cilët propozojnë rikoncentrim të Francës brenda shtëpisë së saj, rikthim të kontrollit kufitar, me perspektivë daljen nga BE-ja”, ka shtuar ai.

Ajo që është përmendur më së shumti në fushatë nga kandidatët ekstrem, sipas Krakit, është dalja nga Schengen-i.

 

Interesante