Kraki: Nëse rasti Haradinaj varet nga Franca do të ketë drejtësi NULL NULL 21.04.2017 18:58 21.04.2017 18:58 Dosja e ish-kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj që është duke u mbajtur në Francë qe disa muaj me një urdhër-arrest të Serbisë është e rënë për një gjykatë lokale si ajo e Colmari. Kështu ka pohuar ligjëruesi i politikave të BE-së në Paris, Nezir Kraki. “Besoj që nëse kjo çështje varet vetëm nga Franca, do të ketë drejtësi”, ka thënë Kraki, njofton Klan Kosova. “Nuk kisha predispozita të dyshoj në një rast të montuar, tash me këto shtyrjet dhe rishtyrjet është ajo që sistemi i drejtësisë në Francë merr kohë”, ka pohuar Kraki në Info Magazine. Ka qenë një komunitet serb në Francë, sipas Krakit i instaluar qysh moti. “Lidhjet Serbi – Francë kanë ekzistuar prej Luftës së Parë Botërore deri tek lufta e Kosovës dhe Bosnjes, ku konfirmua ndarja i miqësisë së popullit francez me atë serb”, ka deklaruar ai. Serbia sipas Krakit, Serbia e ka vonuar procesin duke e dërguar edhe pjesë shtesë për dosjen dhe të gjitha këto për tu përkthyer dhe interpretuar, çka merr kohë. “Kjo kohëzgjatje kuptohet se i duhet një Gjykate lokale për një dosje kaq komplekse”, ka përfunduar Kraki. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Maqedonci pas takimit me homologun italian: Kosova në NATO do të garantonte stabilitet dhe paqe në Ballkan 47 minuta më parë
Kosova Tahiri e Gashi lëshojnë sallën ku po mbahej mbledhja e Kryesisë, kjo është arsyeja 1 orë më parë