18:23, 21 Prill 2017

Ligjëruesi i politikave të BE-së në Paris, Nezir Kraki ka thënë se secili francezë ose parisien nuk mund të pijë kafe 100 % i qetë në një terrasë lokali pa i shkuar mendja të paktën një herë tek një diçka që mund të ndodhë secilin moment.

Fakti se dikush vjen dhe vret një polic nga prapa, Kraki ka pohuar njerëzit nuk mund të mos mendojnë se kjo mund t’i ndodhë secilit, njofton Klan Kosova.

“Është instaluar një frikë, edhe kur u mbajtën ndeshjet e futbollit, njerëzit kanë hezituar edhe të shkojnë në stadiume nga kjo frikë”, ka deklaruar Kraki në Info Magazine.

“Champs-Elysees është zona më e ngarkuar e Francës, në ditë qarkullojnë mbi 300 mijë turistë dhe aty qarkullojnë me dhjetëra e qindra policë, edhe me makina edhe në këmbë”, ka shtuar ai.

Kraki ka thënë se është shtuar prezenca e policisë në gjithë Francën pas sulmeve që ndodhin.

“Janë 12.000 ushtarë që patrullojnë rreth pikave të rëndësishme, janë punësuar 10.000 policë të rinj. Shteti ka ndërmarrë masa konkrete, por opozita, si Le Pen, mendojnë që duhet të kthehen kufijtë, disa mendojnë që duhet me u tërheqë nga NATO”, ka shtuar ai.

Interesante