KQZ: Veç 85 votues jashtë Kosovës për rivotimin në Istog NULL NULL 11.12.2017 12:04 11.12.2017 12:04 Komisioni Qendror i Zgjedhjeve certifikoi Listën Përfundimtare të Votuesve për përsëritjen e zgjedhjeve për Kryetar të Komunës së Istogut, që do të mbahen më 17 dhjetor 2017. Lista përfundimtare e kesaj komune përmban 49 mijë e 150 emra të votuesve. Ndërsa numri i votuesve nga jashtë Kosovës është 85. Ky është numri i votuesve që gjatë periudhës së konfirmimit dhe verifikimit (2 dhjetor – 6 dhjetor) kanë sjellur dëshmi zyrtare shtesë për adresën e vendbanimit jashtë Kosovës dhe numrin kontaktues. Kurse, votuesit e regjistruar jashtë Kosovës që nuk kanë dërguar dëshmi zyrtare shtesë janë kthyer si votues në listën votuese brenda Kosovës, sipas adresave të tyre në Regjistrin Qendror Civil. Gara në komunën e Istogut do të zhvillohet në mes të Gani Dreshaj nga AAK-ja dhe Haki Rugova nga LDK-ja. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Maqedonci pas takimit me homologun italian: Kosova në NATO do të garantonte stabilitet dhe paqe në Ballkan 24 minuta më parë
Kosova Tahiri e Gashi lëshojnë sallën ku po mbahej mbledhja e Kryesisë, kjo është arsyeja 39 minuta më parë