KQZ në Shqipëri: Partitë po rrezikojnë procesin NULL NULL 23.06.2017 12:52 23.06.2017 12:52 Komisioni Qendror i Zgjedhjeve tha se partitë politike po pengojnë procesin zgjedhor duke mos depozituar propozimet e tyre për komisionerë të qendrave të votimit. “16 KZAZ nuk kanë përmbyllur emërimet e anëtarëve të KQV-ve”, tha zëdhënësja e KQZ-së, Drilona Hoxhaj, e cila sqaroi se probleme shfaqen në Shkodër, Lezhë, Elbasan, Durrës, Fier dhe Korçë, shkruan Top Channel. “KQZ i kërkon partive që të mos bëhen pengesë për zgjedhjet dhe të dorëzojnë në mënyrë urgjente me propozimet për anëtarë të KQV-ve”, shtoi Hoxhaj. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.