14:58, 13 Shtator 2017

Komisioni Qendror Zgjedhor  ka miratuar rekomandimi për zëvendësimin e deputetëve të Kuvendit të Kosovës.

Kërkesa për emërimin e deputetëve të rinj erdhi pas emërimit të tyre si ministra në qeverinë e udhëhequr nga Ramush Haradinaj.

Nait Hasani e zëvendëson Ramush Haradinajn. Fadil Beka do ta zëvendësojë Fatmir Limajn, Enver Hoti do të jetë në vend të Enver Hoxhajt, Gani Dreshaj e zëvendëson Rrustem Berishen, ndërsa Bekë Berisha e zëvendëson Pal Lekajn në parlament.

Në vend të Behgjet Pacollit do të jetë Imet Rrahmani, kurse Bahri Shabani e zëvendëson Rasim Demirin, transmeton Klan Kosova.

 

Interesante