KQZ kthen në garë kandidatët e decertifikuar NULL NULL 22.09.2017 12:01 22.09.2017 12:01 Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka kthyer në garë të 87 kandidat për zgjedhjet lokale të 22 tetorit të cilët u decirifikuan, përfshirë edhe Zafir Berishën, kandidat i Nismës për kryetar të Komunës së Prizrenit. KQZ deri tek ky vendim erdhi pas atij të Gjykatës së Supremes, e cila gjykatë e hodhi poshtë decertifikimin e 87 kandidatëve për kryetarë dhe kandidatë për asamble komunale, të cilët në tri vitet e fundit kishin qenë të dënuar me aktgjykim të plotfuqishëm, njofton Klan Kosova.