Mesfushori kroat është duke shqyrtuar pozitën e tij në Santiago Bernabeu pas largimit të teknikut francez, duke marrë parasysh interesimin nga gjiganti italian

14:37, 14 Qershor 2018

Mateo Kovaçiq pritet të largohet nga Real Madrid gjatë kësaj vere, pas vendimit të Zinedine Zidane për t’u dorëhequr nga posti i trajnerit.

Vendimi i mesfushorit do të varet nga trajneri i ri, pasi Zidane bllokoi largimin e tij për 75 milionë euro në drejtim të Juventus.

Zonja e Vjetër është duke e përcjellë me kujdes situatën e kroatit sërish, duke vënë kontakt me të, por jo edhe me zyrtarët e Real Madrid.

Interesante