Kosovë, 33 për qind e fëmijëve jetojnë në varfëri NULL NULL 01.05.2016 17:32 01.05.2016 17:32 Në Kosovë llogaritet se 33 për qind e fëmijëve jetojnë në varfëri. Sipas të dhënave zyrtare, gjithashtu thuhet se 10.7 për qind e fëmijëve në Kosovë janë të përfshirë në punë, përderisa 6.8 për qind e fëmijëve punojnë në kushte të rrezikshme. Kurse, 61.4 për qind e fëmijëve deri në moshën 14 vjeç kanë pësuar nga dhuna psikologjike dhe fizike, shkruan Radio Europa e Lirë. Kështu thotë Donjeta Kelmendi, drejtoreshë e Koalicionit për Mbrojtjen e Fëmijëve KOMF, sipas së cilës edhe fëmijët me nevoja të veçanta nuk i realizojnë plotësisht të drejtat e tyre në fushën e arsimit, shëndetësisë dhe mirëqenies sociale. Rreth 1200 fëmijë janë pa përkujdesje prindërore, të strehuar te të afërmit, strehim familjar apo strehim rezidencial. Kosova nuk ka ligj për mbrojtjen e fëmijëve. Kelmendi thekson nevojën e miratimit të Ligjit për mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve, që pritet të miratohet nga Qeveria e Kosovës, ku kjo e fundit, si përfaqësuese e organizatave për mbrojtjen e fëmijëve, ka dërguar edhe rekomandimet te kryeministri i Kosovës, për përcaktimin e buxhetit për Projektligjin për Mbrojtjen e Fëmijëve, si dhe krijimin e grantit specifik për Shërbime Sociale . Në nëntor të vitit 2015, nëpërmjet një dokumenti me rekomandime dhe arsyetime, KOMF-i i ishte drejtuar edhe ministrit të Financave, ministrit të Punës dhe Mirëqenies Sociale, Komisionit për Shëndetësi dhe atij për Buxhet dhe Financa në Kuvendin e Republikës së Kosovës, lidhur me propozim-rekomandimet e KOMF-it për krijimin e një granti specifik për shërbimet sociale. Shkrimin e plotë mund ta lexoni në Radio Europa e Lirë. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Dy të vrarë e 6 të plagosur në kryeqytet më 2024 - kritikë për masat ndëshkuese (VIDEO) 28/03/2024