Kosova ta liberalizojë tregun energjetik NULL NULL 22.05.2015 14:03 22.05.2015 14:03 Kosovës i duhet ta liberalizojë tregun energjetik. Kështu u tha në një konferencë për media të Institutit për Politika Zhvillimore. Kjo do të mundësonte çmime dhe furnizim më të mirë. Kosova duhet ta liberalizojë tregun e saj energjetik, pasi kjo do t’i mundësonte qytetarëve të zgjedhin ofertuesit, por gjithashtu do të mundësonte çmime dhe furnizim më të mirë. Kështu u tha në një konferencë për media të Institutit për Politika Zhvillimore në kuadër të Konsorciumit Kosovar të Shoqërisë Civile për Zhvillim të Qëndrueshëm, ku u publikua analiza “Mundësitë e Kosovës për një Treg të Energjisë: Rasti i Energjisë Elektrike”. Po ashtu, u tha se në kuadër të zhvillimeve të fundit që po bëhen edhe në shtetet e rajonit edhe në Kosovë, është vërejtur çalimi i Kosovës në dy aspekte. Në aspektin legjislativ, për t’i përmbushur kriteret që kanë dal nga Traktati i Energjisë, dhe atë teknik, për të rregulluar sistemin energjetik në mënyrë që të pranojë energjinë që vjen nga prodhuesi në rajon dhe në Evropë. Me këtë rast, Visar Azemi nga KOSID-i (Konsurciumi kosovar i shoqërisë civile për zhvillim të qëndrueshëm), tha se Kosova nuk po e hap tregun për konkurrencë, e cila do ofronte çmime më të arsyeshme për qytetarët. Ndërsa, Gent Ahmetaj nga INDEP (Instituti për Politika Zhvillimore), tha se reformimi i sektorit të energjisë elektrike në Kosovë është një detyrë e ndërlikuar por se qytetarët e Kosovës kanë nevojë për një konkurrencë të ashpër. Me këtë rast, u kërkua nga ZRrE që të vendosë standarde minimale të operimit për operatorin e transmisionit dhe distribucionit. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Dy të vrarë e 6 të plagosur në kryeqytet më 2024 - kritikë për masat ndëshkuese (VIDEO) 12 orë më parë
Kosova “Jam familjare e Kurteshëve, por s’më punësuan ata, u punësova me meritë” (VIDEO) 12 orë më parë