Kosova shënon fitoren e radhës, mposhtë Guinenë Ekuatoriale (VIDEO) NULL NULL 10.10.2015 16:56 10.10.2015 16:56 Në ndeshjen miqësore të zhvilluar në Stadiumin e Prishtinës, Përfaqësuesja e Kosovës e ka mposhtur Guinenë Ekuatoriale me rezultatin 2:0 me dy golat e Mergim Brahimit, transmeton Klan Kosova. Menjëherë posa filloi pjesa e dytë, ishte përsëri Mergim Brahimi ai që shënoi gol në minutën e 46-të të takimit për të ngritur epërsinë e Përfaqësueses së Kosovës, në 2:0. Minutat e para të takimit kanë qenë nën dominimin e kosovarëve ashtu sikurse në pjesën e parë të këtij takimi. Por edhe minutat tjerë vazhduan të dominohen nga futbollistët e Kosovës, të cilët rrezikonin si nga distanca ashtu edhe nga zona e shpejtë. Kurse edhe mysafirët rrezikonin herë pas here, në minutën e ’69-të të takimit ata patën rastin më të mirë në ndeshje, por që nuk e shfrytëzuan, përsëri mbrojtësit e Bunjakut ishin shumë të vëmendshëm dhe e larguan rrezikun. Kjo ndeshje ashtu sikur se filloi, u shoqërua më reshje të shiut, që në disa raste kishin dendësi ëm të madhe, por që nuk bëri që loja të ndërpritej. Ishte Liridon Krasniqi ai që u inkuadrua nga banka rezervë në minutën e ’60-të, ndërsa për 15 minuta ai u ndëshkua më dy karton të verdhë, kështu të dy kombëtarët e barazuan fuqinë numerike të futbollistëve në fushën e lojës, transmeton Klan Kosova. Valmir Sylejmani pati një rast shumë të mirë në minutën e ’83-të, që të shënojë edhe golin e tretë, por goditja e tij u ndal nga mbrojtësit mysafir. Kështu minutat tjerë të lojës u shoqëruan edhe me disa raste, por që nuk pati ndryshime në rezultat, transmeton Klan Kosova. https://www.youtube.com/watch?v=BNjbk_y4vIU https://www.youtube.com/watch?v=k0ZIlhk93Z0 *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.