Kosova shënon Ditën Ndërkombëtare të Librit (VIDEO) NULL NULL 23.04.2018 12:02 23.04.2018 12:02 Në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës po shënohet Dita Ndërkombëtare e Librit dhe e të Drejtës se Autorit. Në këtë ngjarje po marrin pjesë nxënës të shkollave të kryeqytetit, përderisa udhëheqësja e Departamentit të Arsimit Biblotekar, Ramize Bajraktari u shpjegoi atyre pse Dita e Librit shënohet më 23 prill. Sipas saj, kjo datë përputhet me vdekjen e shkrimtarëve të mëdhenj, Shekspirit dhe Migel de Servantes. Bajraktari shtoi se libri vazhdon të mbetet mundësia e pazëvendësueshme për lirinë e fjalës, njofton Klan Kosova. Drejtoresha e shkollës fillore “Ismail Qemaili”, Hatmane Demiri, tha se i inkurajon nxënësit të lexojnë sa më shumë pasi që sipas saj “një njeri që nuk lexon vdes”. Në këtë aktivitet, nxënësit lexuan fragmente të shkruara nga ta apo nga shkrimtarët që u kanë pëlqyer më së shumti. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Crosetto pas takimit me Maqedoncin: Do të bashkëpunojmë me FSK-në për të mbështetur sigurinë në rajon 2 orë më parë
Kosova Maqedonci informoi homologun italian për mbështetjen që Kosova po i ofron Ukrainës 2 orë më parë
Kosova Maqedonci pas takimit me homologun italian: Kosova në NATO do të garantonte stabilitet dhe paqe në Ballkan 3 orë më parë