20:10, 13 Janar 2018

Edhe logoja e re e dhjetë vjetorit të Pavarësisë duket shumë e ngjashme me logon e Bashkimit Demokratik për Integrim të publikuar për Kongresin Tematik që është mbajtur më 2015, njofton Klan Kosova.

No automatic alt text available.Logo e re

Numri një dhe gjashtë yjet janë krejtësisht të njëjta në të dyja logot, veçse asaj të dhjetëvjetorit të Pavarësisë i është shtuar edhe një zero si dhe harta e Kosovës.

Logoja e parë e publikuar nga Presidenti Hashim Thaçi është anuluar ditë më parë, poashtu për shkak të ngjashmërive me një logo tjetër që gjendej në një agjencion turistik në Gjermani, njofton Klan Kosova.
Image result for logo e dhjete vjetorit te ngjashme

Image
Logo e anuluar

Dy ditë më parë kur u publikua logoj e re Presidenti Hashim Thaçi, tha se vlerëson punën e Këshillit Organizativ për ta anuluar logon tjetër pas shqetësimeve në ngritura në publik për plagjiat të saj.

“Më vjen mirë që Këshilli Organizativ u është përgjigjur pozitivisht shqetësimeve të ngritura në publik rreth ngjashmërisë së logos së dhjetëvjetorit të pavarësisë së Kosovës me një logo tjetër dhe ka vendosur që të ndryshojë atë”, ka shkruar Thaçi në profilin e tij në Facebook më 11 janar, njofton Klan Kosova.

“Logoja e re do të përdoret për të gjitha organizimet festive dhe për Medaljen Presidenciale Jubilare”.

Ndërsa sot vetë Thaçi ka kërkuar propozime për të nderuar ata që kontribuuan për pavarësinë dhe shtetndërtimin e Kosovës me Medaljen Presidenciale Jubilare për Dhjetëvjetorin e Pavarësisë.

Medalja Presidenciale Jubilare për Dhjetëvjetorin e Pavarësisë

klankosova.tv