20:32, 8 Tetor 2018

Shkrimtarja Helena Kadare u nderua nga presidenti dhe kryeministri i vendit.

Medalja Presidenciale të Meritave iu nda për shkak të kontributit të saj në letërsinë shqipe dhe ngase në  publicistikën e saj, vend të veçantë gjithmonë ka zënë dashuria ndaj Kosovës.

Ndërsa kryeministri Ramush Haradianj e nderoi me “Hartën e Artë të Kosovës”.

Ajo është shprehur falënderuese për këtë nderim duke thënë se është gjë e “bukur dhe e jashtëzakonshme”.