Kosova mposht Estoninë – kualifikohet për fazën tjetër NULL NULL 19.08.2017 22:18 19.08.2017 22:18 Kosova ka bërë mrekulli duke mposhtur Estoninë në ndeshjen e fundit të Grupit C dhe duke u kualifikuar si e dyta e grupit para Maqedonisë në fazën tjetër të kualifikimeve për botërorin “Kina 2019”, njofton Klan Kosova. Ndeshja ka qenë dramatike deri më sekondat e fundit të ndeshjes, por basketbollistët kosovarë kanë arritur ta ruajnë qetësinë dhe të fitojnë me rezultat final 75-69. Lojtari i ndeshjes ka qenë Dardan Berisha i cili ka arritur të realizoi 28 pikë dhe gjashtë asistime. Tek estonezët u dallua Joesaar me 13 pikë. klankosova.tv *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.