19:29, 4 Nëntor 2018

Shteti i Kosovës ka arritur që me mjaft sukses të përmbyllë pjesëmarrjen në Kampionatin Europian U23 të xhudos i mbajtur në Hungari.

Xhudistët kosovarë u kthyen me dy medalje të arta në kampionatin deri në 23 vjeç, njofton Klan Kosova.

Fillimisht Akil Gjakova të shtunën u shpall kampion evropian në kategorinë deri në 73 kilogramë duke mposhtur me ippon kundërshtarin nga Azerbajxhanin, Rufat Mamadov.

Kurse xhudistja tjetër kosovare, Loriana Kuka shkëlqeu nga raundi i parë deri në finale në kategorinë deri në 78 kilogramë, derisa në finale mposhti gjermanen Christina Faberin.

Ky sukses i kosovarëve ka bërë që tani Kosova të renditet e dyta në listën e përfaqësueseve më të suksesshme në këtë kampionat.

Vetëm Rusia është para Kosovës me tri medalje të arta.

klankosova.tv