16:53, 12 Tetor 2018

Në ditën e tretë të takimeve vjetore të Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe Bankës Botërore që po mbahet në Bali të Indonezisë, delegacioni i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës, i kryesuar nga Guvernatori Fehmi Mehmeti ka marrë pjesë në sesionin plenar të FMN-së dhe BB-së, ku fjalimet kryesore u mbajtën nga Presidenti i Indonezisë, shkëlqesia e tij JokoWidodo, drejtoresha menaxhuese e FMN-së, ChristineLagarde dhe Presidenti i Bankës Botërore, JimYongKim.

Delegacioni i Kosovës ka takuar edhe zëvendëspresidentin e Bankës Botërore, CyrilMuller dhe drejtoreshën e Bankës Botërore për Ballkanin Perëndimor, Linda VanGelder.

Gjithashtu, janë zhvilluar takime me Drejtorin e ri të Konstituencës tonë në FMN, RaciKaya, si dhe me Drejtorin në ardhje të Konstituencës tonë në Bankën Botërore, GuentherSchoenleitner.

Në kuadër të takimeve vjetore në Bali të Indonezisë, delegacioni i BQK-së ka marrë pjesë në takimin hapës të Komitetit Ndërkombëtar Monetar dhe Financiar të FMN-së, si dhe në takimet e ndara të Konstituencës së Bankës Botërore dhe Fondit Monetar Ndërkombëtar, pjesë e të cilave është edhe Kosova.

Në orët e mbrëmjes, delegacioni kosovar ka marrë pjesë në pritjen solemne të organizuar nga Presidenti i Indonezisë, transmeton Klan Kosova.