21:36, 11 Tetor 2018

Kosova ka mbyllur me epërsi prej një goli pjesën e parë ndaj Maltës në stadiumin ‘Fadil Vokrri’.

Qysh nga minuta e parë vendasit u treguan shumë më kërkues duke pasur disa raste shënimi, por megjithatë goli nuk erdhi deri në minutën e 30’.

Valon Berisha me një asistim perfekt gjeti Benjamin Kolollin në zonë i cili nuk gaboi për 1-0.

Deri në fund të takimit ‘Dardanët’ patën edhe dy raste të sigurta shënimi, por goditjen e Edon Zhegrovës e ndali shtylla kurse Vedat Muriqi nuk arriti të qëllojë në portë pas një harkimi në zonë.