Kosova mbyll pjesën e parë me epërsi, Rashica feston me shqiponjë (VIDEO) NULL NULL 14.10.2018 18:55 14.10.2018 18:55 Kombëtarja e Kosovës e ka mbyllur pjesën e parë me epërsinë minimale prej 1 me 0 përballë Ishujve Faroe, njofton Klan Kosova. Ndeshja që po zhvillohet në Torshavn e vlefshme për Ligën e Kombeve, u mbyll me epërsinë e Kosovës pas golit të shënuar në minutën e nëntë nga Milot Rashica. Mesfushori kosovar, shënoi nga jashtë 16-metërshit me një goditje të fortë, të cilën e dërgoi në këndin e epërm të portës, në anën e djathtë. Shpejtësia e goditjes së Rashicës ishte e madhe, gjë që portieri i Ishujve Faroe nuk kishte mundësi për ta pritur. Pas golit të shënuar, Rashica ka festuar duke bërë shqiponjën me duar. Deri në fund të pjesës së parë, rezultati i ndeshjes nuk ndryshoi dhe mbeti ai i minutës së nëntë. https://www.youtube.com/watch?v=LGl4r0CYiI8 klankosova.tv *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.