21:40, 29 Korrik 2018

Përfaqësuesja e Kosovës në U18, ka fituar titullin e kampionit të Evropës në Divizionin C.

Basketbollistët kosovarë kanë mposhtur Qipron në Pallatin e Rinisë me rezultatin,  73-64, njofton Klan Kosova.

Koshashënuesi më i mirë te Kosova, ka qenë Rron Ukaj, që ka realizuar 17 pikë, tetë kërcime, dy asistime, një vjedhje të topit dhe gjithashtu një bllokadë.

Kosova me këtë triumf nga viti i ardhshëm do të bëjë gara një divizion më lartë, pra në Divizionin B.