11:13, 14 Shtator 2017

Agjencia për Barazi Gjinore ka lansuar Komentarin e Ligjit për Barazi Gjinore.

Në këtë ngjarje ka marrë pjesë edhe kryeministri Ramush Haradinaj, i cili e bëri edhe hapjen e takimit.

Haradinaj e ka pranuar se Kosova ka ngecje në çështjen e barazisë gjinore, por ka shprehur gatishmërinë e tij për të punuar në arritjen e kësaj barazie, njofton Klan Kosova.

Pavarësisht numrit të vogël të dikastereve që i udhëheqin gratë në Qeveri, ai ka thënë se do të punojnë në këtë drejtim.

Për këtë çështje foli edhe Edi Gucia, kryetarja ekzekutive e kësaj agjencie.

“Ligji specifikon dhe garanton barazi gjinore për një shoqëri më të avancuar – por duhet të gjejë më shumë zbatim sidomos në të drejtat e grave dhe në trashëgimi”.

klankosova.tv

Interesante