22:17, 28 Qershor 2018

Kosova është mundur në shtëpi nga Hungaria me rezultat 65-81 në kuadër të kualifikimeve për Kupën e Botës, me ç’rast edhe i ka humbur gjasat për t’u kualifikuar në këtë turne.

Pas kësaj humbjeje, Kosova gjendet në pozitën e fundit të grupit C me pesë pikë, dy më pak se Polonia në vendin e tretë, kur ka mbetur vetëm edhe një xhiro për t’u zhvilluar.

Përfaqësuesja kosovare në këtë takim hyri e rënduar emocionalisht, pasi që disa ditë më parë në një  aksident trafiku mbeti i vdekur basketbollisti Gazmend Sinani, ndërkaq pësuan lëndime Fisnik e Granit Rugova, Altin Morina dhe fizioterapeuti i përfaqësueses, Kujtim Shala.

Ndeshja e sontme iu dedikua pikërisht Sinanit, pasi që u pensionua numri 15 të cilin ai e kishte bartur, si dhe u zbulua baneri “Për ty, Gaz”.

Interesante