Kosova e Serbia nuk luajnë brenda një grupi në botëror NULL NULL 20.08.2017 15:01 20.08.2017 15:01 Kosova të shtunën ka kaluar rrethin parakualifikues për botërorin Kina 2019, duke mposhtur Estoninë në Pallatin e Rinisë dhe të Sporteve. Por ka vetëm një grup ku Kosova nuk do të mund të luajë, nga të gjitha të tjerat, njofton Klan Kosova. Kosova, nuk do të jetë në asnjë rrethanë pjesë e Grupit G, ku janë Serbia, Gjeorgjia dhe Gjermania. FIBA ka paraparë që shtetet që mund të jenë në ndonjë konflikt mes vete, të mos luajnë brenda një grupi. Kështu Kosova dhe Serbia nuk do ta kenë përballë njëra-tjetrën, së paku jo, në fazën e grupeve të Kampionatit Botëror. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.