“Kosova e Re” rritë ekonominë për 2% NULL NULL 30.03.2017 08:36 30.03.2017 08:36 Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Blerand Stavileci, ka thënë se projekti “Kosova e Re” do ta shtojë për 2% rritjen ekonomike. Në një intervistë për gazetën “Epoka e Re”, ai ka bërë me dije se gjatë ndërtimit të termocentralit “Kosova e Re” do të punësohen deri 10 mijë persona, kurse 550 pas ndërtimit, kur të futet në funksion. Stavileci në këtë intervistë ka folur edhe për asetin human, të cilin e posedon Kosova e që, sipas tij, krijon përparësi krahasuese për vendin tonë dhe për kuadrot që duhet të ketë shteti për përfaqësim në arbitrazhe ekonomike ndërkombëtare. Ai ka thënë se Kosova nuk qëndron aq mirë sa iu përket kuadrove për përfaqësim në arbitrazhe ekonomike ndërkombëtare. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Fakulteti Juridik i UP-së në top 3-shën e gjithë botës, Osmani: Sukses historik 56 minuta më parë
Kosova Çitaku për zgjedhjen e dy nënkryetarëve të PDK-së: Zonja për të cilat ka nevojë Kosova 4 orë më parë
Kosova Suspendohet zyrtari policor, dyshohet se kontrabandoi mallra në vlerë mbi 4 mijë euro 5 orë më parë