15:46, 9 Nëntor 2017

Ministri i Kulturës, Kujtim Gashi priti sot në një takim ambasadorin e Italisë në Kosovë, Piero Cristoforo Sardi, dhe drejtoreshën e Institutit Italian të Kulturës në Tiranë, Alessandra Bertini Malgarini.

Në takim u diskutua për konktretizim të bashkëpunimit në fushën e kulturës mes Kosovës dhe Italisë përmes nënshkrimit të marrëveshjes shtetërore mes dy vendeve për bashkëpunim dhe për akreditimin e përfaqësisë së Institutit Italian të Kulturës edhe në Kosovë i cili do të mundësojë përkrahjen dhe realizimin e projekteve konkrete në kulturë.

Gashi u pajtua për vazhdimin dhe përshpejtimin e procedurave që këto nisma konkrete të finalizohen sa më shpejtë.

Ai tha se ky konkretizim i bashkëpunimit mes Kosovës dhe Italisë do të nxisin shkëmbimin kulturor në përvoja të ndryshme mes institucioneve kombëtare dhe profesionistëve të fushës.

Nga ana e tij, ambasadori italian u shpreh se marrëveshja për bashkëpunim në fushën e kulturës pas përfundimit të procesit të negocimit në të cilin ndodhet momentalisht, kur të nënshkruhet si marrëveshje mes dy vendeve, do të hapë një kapitull të ri në bashkëpunimin kulturor mes Italisë dhe Kosovës, transmeton Klan Kosova

Interesante