Kosova e gatshme për “finalen” kundër Azerbajxhanit NULL NULL 19.11.2018 17:50 19.11.2018 17:50 Nesër Përfaqësuesja e Kosovës e pret në stadiumin “Fadil Vokrri” Azerbajxhanin, për të zhvilluar ndeshjen e fundit të Grupit 3 të Ligës D, në Ligën e Kombeve. Për këtë ndeshje, sonte në Prishtinë është duke u zhvilluar stërvitja e fundit, ku dhe ka pasur një konferencë për media në të cilën përzgjedhësi, Bernard Challandes është shfaqur me humor të mirë dhe optimist si kurrë më parë. Edhe për të edhe për mesfushorin, Valon Berisha, ndeshja e nesërme është cilësuar si një finale, pasi që aty do të përcaktohet se kush do të përfundojë si lider i grupit. Kosova aktualisht ka 11 pikë dhe zë pozitën e parë e përcjell nga kundërshtari i nesërm, Azerbajxhani që ka dy më pak. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.