Kosova dekoron gjeneralin amerikan që ishte pjesë e bombardimeve të NATO-s NULL NULL 13.10.2017 10:41 13.10.2017 10:41 Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Rrahman Rama në emër të Presidentit të Hashim Thaçi, ka dekoruar shefin e Shtabit të Forcave Ajrore të SHBA-ve, gjeneralin David Goldfein me dekoratën ,,Urdhri i Lirisë’’. Rama me këtë rast, në emër të popullit të Kosovës dhe pjesëtarëve të FSK-së, ka falënderuar gjeneralin Goldfein për sakrificën e tij në mbrojtje të vlerave demokratike dhe humane gjatë luftës së fundit në Kosovë, duke shtuar se populli i Kosovës do t’i jetë mirënjohës përgjithmonë popullit dhe Ushtrisë Amerikane. Komandanti i FSK-së dhe gjenerali amerikan biseduan për nevojën e bashkëpunimit në të ardhmen, krijimin e mundësive për pjesëmarrje të kadetëve të FSK-së në Akademinë e Forcave Ajrore Amerikane, trajnime kibernetike si dhe për fusha tjera me rëndësi për FSK- në. Gjeneralit David Goldfein, shef i Shtabit të Forcave Ajrore pati marrë pjesë në bombardimet e NATO-s gjatë luftës në Kosovë dhe i pati mbijetuar rrëzimit të aeroplanit luftarak i cili ishte goditur nga Ushtria e ish-Jugosllavisë( Federata Serbi-Mali i Zi) gjatë fushatës së NATO-s në vitin 1999, transmeton Klan Kosova. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Dy të vrarë e 6 të plagosur në kryeqytet më 2024 - kritikë për masat ndëshkuese (VIDEO) 22 minuta më parë
Kosova “Jam familjare e Kurteshëve, por s’më punësuan ata, u punësova me meritë” (VIDEO) 28 minuta më parë