Kosi mbrojtës i sëmundjeve NULL NULL 27.05.2015 13:31 27.05.2015 13:31 Specialistët nënvizojnë rëndësinë e konsumimit të qumështit dhe kosit. Duke u bërë thirrje nënave, ata pohojnë se kosi i përgatitur në shtëpi është një mbrojtës i mirë ndaj sëmundjeve. Kosi i zënë në shtëpi është më efektiv se kosi i gatshëm në mbrojtjen ndaj sëmundjeve. Duke marrë parasysh faktin se fëmijët janë në një proces rritjeje dhe zhvillimi, atyre u duhen ndaluar pijet e gazuara. Dhalli zëvendëson shumë mirë konsumimin e pijeve të gazuara duke nënvizuar vlerat e kosit i cili është lënda bazë e saj. Ka vende të ndryshme në Evropë dhe SHBA të cilat e konsumojnë kosin si një vakt më vete për një jetë më të shëndetshme. Ndërsa te ne kosi preferohet të konsumohet në shoqërinë e ndonjë gjelle. Prindërit duhet të tregohen të kujdesshëm në mësimin e fëmijëve me konsumimin e kosit, shkruan gazeta Start. Ai është një burim i mirë proteinash dhe ka një strukturë e cila është burim kalciumi dhe një masë mbrojtëse ndaj infeksioneve të zorrëve dhe atyre urinare. Mund të konsumohet dhe kosi i gatshëm të cilin mund ta gjejmë lehtë në treg, por kosi i përgatitur në shtëpi është dy hapa para përsa i përket mbrojtjes së trupit nga sëmundjet. Fara e kosit e përdorur në fabrikë nuk është e njëjtë me atë të shtëpisë. Por duke marrë parasysh faktin se brezi i ri sa vjen e largohet nga tradicionalja dhe nuk ia ka idenë sesi zihet kosi, ne nuk i themi “jo” kosit të gatshëm. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Shëndet Qentë mund të zbulojnë stresin e traumës duke nuhatur frymën e njerëzve, tregon studimi 28/03/2024
Këshilla mjekësore Njerëzit me rrezik gjenetik për obezitet duhet të ushtrojnë më shumë për të qëndruar të shëndetshëm 28/03/2024