Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Koreja e Veriut shkatërron një pjesë të lokacionit për testime nukleare

NULL NULL
24.05.2018 14:36

Koreja e Veriut duket se ka shkatërruar tunelet tek lokacioni i testimeve nukleare, një veprim ky për të ulur tensionet regjionale.

Gazetarët ndërkombëtar që gjenden ne lokacionin e testimeve nukleare në Punggye-ri, kanë deklaruar se kanë parë një shpërthim.

Pyongyang kishte ofruar që të shkatërrojë një pjesë të vendit bërthamor në fillim të vitit, si pjesë e një qasje diplomatike të re me Korenë e Jugut dhe SHBA-të.

Megjithatë shkencëtarët besojnë se një pjesë e saj është pjesërisht e papërdorshme pas testimit të shtatorit 2017. Inspektorët privat nuk u lejuan që të përcjellin procesin e çmontimit nga afër dhe disa prej tyre kanë shprehur shqetësimin se ky proces mund të jetë i kthyeshëm.

Ky veprim i Koresë se Veriut vjen në prag të samitit të planifikuar në mes të Donald Trump dhe Kim Jong-un, për të cilin ditëve të fundit është thënë se mund të shtyhet.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.