Koreja e Veriut i quan “budallallëqe” komentet e Pence NULL NULL 24.05.2018 11:08 24.05.2018 11:08 Një zyrtarë i lartë i Koresë së Veriut i ka quajtur “budallallëqe” komentet e zëvendëspresidentit amerikan Mike Pence, në lidhje me takimin e planifikuar në mes të liderit të SHBA-ve dhe atij të Koresë së Veriut. Choe Son-hui ka deklaruar se Pyongyang nuk do të gjunjëzohet për dialog, përderisa paralajmëroi për një përplasje bërthamore në qoftë se dështon diplomacia. Gjatë ditëve të fundit të dyja palët kanë bërë të ditur se samiti në mes të Trump dhe Kim, i paraparë më 12 qershor, mund të shtyhet. Pyongyang ka insistuar se nuk do të heq dorë nga armët nukleare në mënyrë të njëanshme. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.